Flamurtari ka marrë një fitore të madhe në udhëtim duke e mposhtur Drenicën në Skenderaj me rezultat 1:2 e cila pas kësaj humbjeje futet në një situatë aspak të mirë.

Adem Maliqi e Shend Kelmendi shënuan për Flamurtarin ndërsa Alban Shillova për Drenicën, shkruan “Zeri.info”.

Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi për supersport është shprehur shumë i lumtur për fitoren, por e ka pranuar se deri në fund ka edhe shumë ndeshje.

“Ne kemi pasur më shumë pushim sesa Drenica e cila luajti edhe për Kupë për Prishtinën dhe këtë e kemi shfrytëzuar. Këtë fitore ja dedikojmë presidentit të klubit për mbështetjen që po jep. Sa i përket ndeshjes kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë pasi kishim raste të qindpërqindta, por ja që në fund pranuam gol dhe rrezikuam por fatmirësisht e fituam. Tash na pret ndeshja me Trepçën’89 dhe edhe atje shkojmë për fitore”, ka thënë Keçi. 

Artikulli paraprakThinking About Straightforward Secrets Of e notes
Artikulli tjetërPrishtinës iu nevojit pjesa e dytë e fortë për ta mposht Dukagjinin