Një herë në Milan, gjithmonë në Milan. Nuk është i vetmi në historinë e futbollit talenti i ri kroat Mario Pasalic, që ka deklaruar njëjtë si paraardhësit e tij, pasi gjithë futbollistët botëror që kanë kaluar njëherë në jetën e tyre në Milanello apo kanë luajtir për klubin e madh italian, dashuria e tyre është 100 fishuar.
Pas vetëm dy muajsh në Milan, i huazuari nga Chelsea për një vit, Mario Pasalic i cili debutoi për rosonerët kundër Pescara, 21-vjeçari ka deklaruar se ndihet mirë ku është.
“Jam shumë i kënaqur, dhe më në fund debutova për Milanon dhe tash jam afër sfidave të reja. Mendoj se më ka bërë të sigurtë debutimi javën që shkoi pasi edhe jam ndarë i kënaqur me lojën time sepse edhe kisha dy mundësi të mira. T’iu them të vërtetën, e prita me padurim debutimin, po punoj shumë dhe shpresoj se do të qëndroj edhe më gjatë te Milan, sepse të luash në San Siro është kënaqësia më e madhe për një futbollist” ka deklaruar për goal.com, mesfushori kroat.