Edhe një blerje “low cost” për Milanon, por që këtë herë ka marr një lojtar cilësor dhe ri në moshë.

Fjala është për kroatin 21-vjeçar Mario Pasalic, i cili është pronë e Chelsea, por ishte i huazuar te Monaco. Problemi më i madh për rosoerët që dhanë 1 milion euro për huazim, është se mesfushori nuk ka luajtur në Ligue1 për shkak të lëndimit, por gjithsesi bëhet fjalë për futbollist me potencial të lartë. Paga e lojtarit do të paguhet nga Milan, por nuk është përmendur kushti për blerjen e kartonit të tij pas një viti.

Të enjtën është paraparë që kroati të jetë në Milano për vizita mjekësore.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Kosova pëson disfatë të thellë nga Qipro
Artikulli tjetërKinezët blindojnë Romagnoli