Mesfushori i Chelseat, Mario Pasalic, kërkon të mbetet sa më gjatë që është e mundur te, ndërsa ka kërkuar nga agjnti i tij që të diskutojë këtë çështje me seriozitetin më të madh sepse klubi londinez mund ta huazojë edhe më gjatë kroatin e talentuar te rosonerët.
21-vjeçari u transferua në Itali gjatë verës së kaluar, por ka qenë i ndjekur nga një seri e lëndimeve, por kohëve të fundit është kthyer në formë të shkëlqyer duke qenë një lojtar i rëndësishëm në sistemin e Vincenzo Montellas.
Pasi e shënoi golin e fitores pas penalltive ne kuadër të Superkupës së Italisë kundër Juventusit, Pasalic ka kërkuar nga agjenti i tij që të bisedoj me të dyja klubet në mënyrë që ai që mbetet me çdo kusht te Milan, me një fjalë, Milan ta blej kartonin e tij sepse vet kroati po e ndjen se Milan shumë shpejt fo të kthehet në Milanin e përhershëm kur e dominonte edhe Evropën.