Nicolò Barella është në dyshim të madh për ndeshjen vendimtare në Champions  kundër Shakhtar.

Mesfushori i Interit doli i mavijosur nga stërvitja dhe vuan nga dhimbja në kyçin e këmbës. Një ndrydhje që mjekët do ta vlerësojnë me shumë kujdes nesër dhe më pas  mund ta vendosë Antonio Conte, a të luaj me italianin nga minuta e pare apo jo, sepse ai nuk mund të llogaritë as në Arturo Vidal, për shkak të një problemi të muskujve në kofshën e tij të djathtë, përcjell Korneri.net

E gjitha po ndodh në javën ku mw sw shumti wshtw diskutuar çwshtja e danezit Christian Eriksen, i cili sigurisht se do tw duhet ta nis ndeshjen nga fillimi, pwrkundwr se Conte nuk ka llogaritur nw tw asnjwherw, por kwtw herw nuk ka shumw zgjedhje nw emsfushw.

MESAZHET E VLERSUARA – Danezi, në kufijtë e projektit Conte, ka marrë shumë mesazhe solidariteti nga publiku “Nerazzurr” për trajtimin që trajneri nga Salento po i rezervon atij. Për tre ndeshje radhazi, ish anëtari i Tottenham  nga stoli hyri në fushë disa minuta para fundit, me ndeshjet e vendosura më herët. Zëvendësimet që shumë u  lexuar si ndëshkuese, edhe nëse i njëjti Conte e ka bërë të qartë se mes tij dhe Eriksen nuk ka probleme.

KUSH NË VENDIN E  BARELLA-s? – Pyetja është legjitime: nëse Barella nuk ia del, kush do të luajë në vend të tij? Vidal është i lënduar dhe Sensi, siç deklaroi Conte të Premten, nuk është gati, aq sa kundër Bolonjës ai nuk luajti fare. Të tre 100% nga pikëpamja fizike janë Brozovic, Gagliardini dhe Eriksen, por a do të mbështetet Conte te danezi apo do të shpikë ndonjë variant taktik? Do të ishte e bujshme nëse, pas gjithë asaj që ka ndodhur, Eriksen e gjen veten duke luajtur një nga ndeshjet vendimtare të sezonit. Ajo që është e sigurt është se në Inter  do t’i provojnë të gjithë që ta vendosin Barellan përsëri në këmbë, megjithse  ne do të dimë diçka më shumë nesër. /Korneri.net

Artikulli paraprakCarragher për Pogba: Zoti im, ai është lojtari më i mbivlerësuar që kam parë ndonjëherë në jetën time
Artikulli tjetërBotërori i parë në dimër, ja si shkohet në “Katar 2022”