Trajneri i ri i FC Prishtinës, Kushtrim Munishi i cili debutoi me trofe te “Bardhekaltërit’, u shpreh i emocionuar pas triumfit të Superkupës, ndaj kampionit aktual Feronikeli.

Munishi për supersport Kosova u shpreh i ngazëllyer që arriti të mposhtë një kundërshtar si Feronikeli. “E kisha mjaft të vështirë këtë ndeshjen debutuese me Prishtinën, sidomos pasi kishim një kundërshtar sikurse Feronikeli i cili këto dy tre vitet e fundit po dominon futbollin tonë. Kemi punuar jazhtëzkonisht shumë për të arritur këtu andaj kam besuar në fitore. Besoj se jemi të përgaditur maksimalisht për edicionin e ri, por gjithsesi se duhet të mbetemi me këmbë në tokë”, deklaroi Munishi.

Artikulli paraprak“E nënta në histori”: Prishtina superkampion i Kosovës
Artikulli tjetërShënon Xherdan Shaqiri, ky është goli i “çmendur” i tij (VIDEO)