Harmoni, gëzim, atmosferë fenomenale në shtëpinë Man.City.

Rezultatet momentale të klubit të dytë të qytetit Manchester, janë më shumë se të mira pasi më herët është siguruar plasmani tutje në Ligën e Kampionëve, kurse në Premier League aktualisht “citizens” kanë 8 pikë më shumë se Man.United dhe me këtë ritëm titulli i kampionit është si punë e kryer, shkruan Korneri.net.

Pas spanjollit David Silva i cili e vazhdoi kontratën, të njëjtën do ta bëjë shumë shpejtë edhe heroi i ndeshjes së fundit ndaj Southampton, Raheem Sterling i cili pavarësisht se është i lidhur me klubin anglez deri në vitin 2020, pritet të vazhdoj kontratën edhe tri vite të tjera. /Korneri.net

Artikulli paraprakBoston i pandalshëm, Caveliers po shkëlqejnë
Artikulli tjetër26 lëndime në 5 vjet. E ardhmja e Gareth Bale është gjithnjë e më e paqartë