Arsenali mbetet në garë për transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Manuel Locatelli, objektiv kryesor i merkatos së Juventusit. Sipas menaxherit të 23-vjeçarit, Andrea D’Amico, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë 40 milionë euro për kampionin e Evropës.

Juventusi thuhet se ka ofruar edhe Fagolin si pjesë të marrëveshjes për të bindur Sassuolon, por D’Amico e ka përgënjeshtruar. “Juventusi do Locatellin, por Arsenali ka ofruar 40 milionë euro.

Mund t’ju siguroj se Fagoli nuk është përfshirë në ofertë”, konfirmoi agjenti për “Evening Standard”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here