Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, tregon se pas humbjes në Itali u kishte thënë lojtarëve që do të fitonim me rezultatin 0-3 në Izrael.

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për RTSH-në, ai tha se dëshironte që kuqezinjtë të kishin shënuar edhe golin e 4-t.

Ia kisha kërkuar skuadrës këtë kthesë. Kjo është fitore e skuadrës, që ka bërë atë që duhej të bënte, atë që ka bërë në pjesën më të madhe të drejtimit tim. Ka treguar cilësitë që ka, ato që ka treguar edhe në Europian. Kjo është fitorja që u kisha thënë edhe lojtarëve pas Italisë, që do të fitonim 3-0 në Izrael. Jam i inatosur, sepse mund të bënim edhe 1 gol tjetër.”

Artikulli paraprakUjkani tregon arsyen e humbjës
Artikulli tjetërHysaj: “Kjo është Shqipëria e vërtetë”