Drejtuesit e Interit tashmë kanë nisur kërkimet për ta gjetur pasardhësin e Stefano Piolit, i cili u shkarkua nga detyra pas rezultateve të dobëta.
Sipas burimeve të “Calciomercato.com”, drejtuesit e Interit duan që pasardhës i Piolit të jetë strategu i Chelseas, Antonio Conte.
Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini pritet të nisë shumë shpejt negociatat me Conten pasi “Suning Group” është e gatshme t’i ofrojë dyfishin e pagës vetëm që italiani të marrë drejtimin e zikaltërve.
I vetmi problem për Interin është që Conte kohët e fundit e ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar aventurën e tij te skuadra e Chelseasit.
Kandidat tjetër serioz për të marrë drejtimin e Interit është edhe trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti.