Vincenzo Montella thotë se largimi nga Milani i dhemb shumë por pranon se do të mbështesë klubin kuqezi për tu ngritur në krye.

“Largimi i Milanit më dhemb shumë. Unë u përpoqa të jepja gjithçka në këtë klub dhe është i drejtë ky vendim. Unë dua të falënderoj lojtarët, tifozët për momentet e bukura që kemi ndarë së bashku duke shpresuar që Milani të kthehet në krye. Dështova qartë, por unë do të vazhdoj të mbështes këto ngjyra”, shkroi ai në Instagram.
Pas rezultateve të dobëta, të hënën në mëngjes Montella u shkarkua nga Milani që në vend të tij emëroi Gennaro Gattuson.

Artikulli paraprakPas shkarkimit të Montellas, ky është ironizimi i Carlos Bacca
Artikulli tjetërVIDEO/ Kryeziu ndërhyrje horror në Zvicër, gazetari: Është për burg!