Ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Dante, nëpërmjet një interviste të dhënë për “Sport Bild” ka sulmuar ish-trajnerit e bavarezëve, Pep Guardiola.

Futbollistit brazilian, luajti nën regjimin e Guardiolas, kur të dy ndodheshin te Bayern Munich, në “Allianz Arena”. Dante deklaroi se ndërkohë që Guardiola ishte një trajner i madh, ai ishte një qënie njerëzore më pak e mirë. Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që spanjolli përballet me qëndrime dhe sulme të këtij lloji. Ish-mbrojtësi i Bayern Munich, braziliani Dante e ka konsideruar Guardiolan trajner të mirë, por jo aq sinjeri.

Më së fundmi ishte Franc Ribery ai, i cili në një intervistë deklaroi se sa shumë irritues ishte Guardiola për atë. “Ai është ende një trajner i ri. Ka mangësi eksperience.

Ndonjëherë flet shumë, ndërkohë që futbolli është shumë i thjeshtë”, deklaroi Ribery. Gjithashtu, edhe Zlatan Ibrahimovic, në autobiografinë e tij ishte shumë kritik ndaj Guardiolas, gjatë eksperiencës së tij te Barcelona, para se të detyrohej të largohej. Ibra e ka ofenduar në disa raste Guardiolan, më së fundmi, për CNN deklaroi se spanjolli nuk ishte burrë.

Në librin e tij, Ibra e konsideroi atë një frikacak, madje duke vijuar ofendimin e tij edhe në një intervistë te CNN, teksa tha: “Ai nuk është burrë”. As Dante nuk është një tifoz i trajnerit Guardiola. “Ai nuk të flet fare. Si futbollist, ti nuk e di vendin ku qëndron. Ka trajnerë të cilët janë taktikisht klas botëror, por qënie njerëzore jo aq të mira, sikurse Guardiola”, deklaroi

Artikulli paraprakZYRTARE: Lamarcus Reed nënshkruan me KB PEJA
Artikulli tjetërE refuzoi Chelsea në mënyrë kategorike