Pas aventurës së vështirë në Southampton, mbrojtësi uruguaian, Martin Caceres, është në kërkim të një klubi të ri. “Gianluca di Marzio” raporton se ai i është ofruar Lazios.
Raportohet poashtu se Igli Tare do t’i bëjë një vlerësim para marrjes së një vendimi në lidhje me transferimin e tij në Olimpico./Korneri.net.