Pas ndeshjeve të Kupës së Italisë, të cilën e fitoi Napoli duke mposhtur Juventusin pas penalltive, e luajtur javën e kaluar, ethet dhe magjia e Serie A po fillon përfundimisht sot.
Ndeshjet e fundit të kampionatit italian u luajtën më 9 mars, ndërsa tani kampionati Italian më i pëlqyeri në vendin tone, do të luhet me një ritëm të përshpejtuar, pasi deri në fund të korrikut do të duhet të zhvillohen 12 xhiro, përcjell Korneri.net
Kjo është arsyeja pse ndeshjet do të luhen praktikisht çdo ditë, ndërsa për sot janë caktuar dy ndeshje. Bëhet fjalë për ndeshjet e ekipeve që janë kryesisht në mesin e tabelës.
Trajneri kroat Ivan Jurić dhe Verona e dy shqiptarëve Rrahmani-Kumbulla, do të përballen me Cagliarin që ka 32 pik,ë tri më pak se Verona e cila është në pozitën e tetë me pikë të njëjta nga 35 me Parma, që i shkon Torinos, skuadër që i ka humbur pesë ndeshjet e fundit.

Do të luhet pothuajse çdo ditë
Të dielën, përfshihen edhe katër klube të tjera që kanë një lojë më pak, por që këtë herë do të shohim dy ekipe nga maja e tabelës. Atalanta do të takohen me Sassuolon në orën 19:30, ndërsa Inter do të presë Sampdorian nga 21:45.
Ndeshjet e xhiros së 27-të fillojnë të hënën, dhe javën e ardhshme të paktën një ndeshje do të luhet çdo ditë, përveç të enjten.
Pa asnjë dyshim në momentin kur koronavirusi e ndali futbllin në tërë Evrpën, Setie A ishte në kulmin e popullaritetit dhe dramës në Kontinentin e vjetër, pasi në të gjitha top-kampionatet tjera pothuajse gjërat ishin të mbylluara më herët, apo më saktë, në asnjë tjetër nuk ishte gara kaq e ngushtë me tri skuadra që synojnë titullin e kampionit.
Sonte në 19:30 takohen Torino dhe Parma, dhe në 21:45 Verona mirëpret Cagliari. /Korneri.net