Mesfushori brazilian i skuadrës turke Besiktas, Anderson Talisca, shkëlqeu këtë edicion në të gjitha garat ku ekipi ka marrë pjesë dhe ofertat për të tashmë janë të shumta, shkruan “Korneri.net”.

Sipas mediave turke, për mesfushorin brazilian të interesuara janë disa skuadra të mëdha evropiane, mirëpo ofertën më të majme për të Besiktas e ka marrë nga një klub kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar, mirëpo thuhet se zyrtarët e klubit kinez kanë të gatshme 25 mln për Talisca./Korneri.net.

Artikulli paraprakJuventus, Bayern, Celtic apo Baseli, ja dominuesit e Europës
Artikulli tjetërBuffon feston në Monaco një të arritur personale