UEFA ka hapur një hetim për ndeshjen midis Crvena Zvezdes dhe Milanit, e cila u luajt të enjten e kaluar për fazën e 1/16 të Europa Ligës, ku kuqezinjtë u ndalën në një barazim 2-2.

Kjo vjen pasi disa tifozë të skuadrës së Crvena Zvezdës të cilët ishin në stadium ofenduan me fjalë ofenduese dhe raciste lojtarin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë në atë sfidë dhe ishte i pozicionuar në tribunë.

Fjala që u tha ishin “Balija” një ofendim diskriminues racor në drejtim për boshnjakët musliman, që Ibrahimoviç, siç dihet është në fakt me origjinë boshnjake dhe i lidhur me grupin etnik të boshnjakëve të fesë islame nga ana e babait të tij.

Hetimi i UEFA-s, megjithëse pa specifikime të mëtejshme, mund të lidhet me ofendime raciste nga tifozët e Crvena Zvezdës ndaj Zlatan Ibrahimoviç. Një temë tjetër e nxehtë ishte ajo që lidhej me hyrjen të rreth 1000 mbështetësve serbë në “Marakana” gjatë sfidës ndaj Milanit.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here