Derbi i i madh i Romës, pas katër viteve do të zhvillohet sërish në mbrëmje. Këtë lajm e ka bërë zyrtare Lega Calcio i Serie A, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.
Ndeshja e parë gjysmëfinale i Coppa Italia, Lazio-Roma do të zhvillohet me 1 mars nga ora 20.45, kurse në të njëjtën kohë, por 24 orë më herët do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë tjetër Juventus-Napoli.
Për tifozët kryeqytetas do të jetë një sprove të re dhe e rëndësishme në stadiumin Olimpik, pasi po kthehen të shikojnë ndeshjen në mbrëmje dhe tashmë në stadiumin pa bariera siç ka qenë deri më tani, dhe një nga problemet apo kërkesat e dy tifozerive që këto të eliminohen.