Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se ekipi i tij luajti shumë dobët në pjesën e parë ndaj Juventusit dhe kjo ndikoi në humbjen 3 me 0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Juventusi arriti të shënonte dy gola në 22 minutat e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren bindëse në Torino.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Në të dytën ishim më të mirë, por pësuam golin e tretë”, ka thënë Luis Enrique në konferencën për media pas takimit. “Në net si kjo, nuk patëm fat që të na kthente në lojë”.

Artikulli paraprakFlet heroi i fitorës së Juventus
Artikulli tjetërPortieri i Dortmundit rrëfen momentet e tmerrit, ja si është gjendja e Bartra