Ndeshja e radhës miqësore e Llapit nuk dha fitues.

Në vazhdën e ndeshjeve miqësore që po i zhvillon Llapi në Antalya të Turqisë, gjatë pasditës kampioni vjeshtor i Vala Siperligës barazoi 1:1 më skuadrën lituaneze Sūduva, përcjell Korneri.net.

Llapi siç shkruhet në faqen zyrtare të klubit, luajti më mirë, krijoi epërsinë me golin e sulmuesit Mirlind Daku, pastaj Mentor Zhdrella e huqi penalltinë, por në fund kundërshtarët ia dolën të shënonin për rezultatin final përmes Liemonas.
Në fund të shkrimit të klubit, kështu përmbyllet fjalimi rreth skuadrës së tyre.

“KF Llapi sot edhe njëherë dëshmoi se nuk ia ka frikën asnjë kundërshtari pavarësisht rezultateve, dhe është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e klubit se “LLAPI ËSHTË NË NIVEL TË KAMPIONËVE”/Korneri.net

Artikulli paraprakMiqësore: Keku në superformë, befasoi Lirinë e Bledi Shkëmbit
Artikulli tjetërAlban Veseli ekskluzivisht për “El Clasico”: “Nuk jemi favorit, por…”