Nga ndeshja në ndeshje sulmuesi i ri i Lirisë, Ibrahima Toungara, po shëndrrohet në lojtar kyq në taktikat e trajnerit Bledi Shkëmbi. Afrikani ishte protagonist në fitorën e sotme ndaj Llapit, ku kontriboi me një asistim në fitorën e Lirisë 0-2 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Korneri.net.
Toungara për redaksinë tonë u rrëfye pas ndeshjës, teksa falenderoi trajnerin Shkëmbi, për besimin e dhënë. Ai kundërshtarin e sotëm e cilësoi si jashtëzakonisht të vështirë dhe fitorja sipas tij nuk ishte e lehtë ndaj një skuadre mjaft solide sikurse Llapi.
“Jam shumë i lumtur për fitorën e arritur ndaj Llapit. Dua të falanderojë trajnerin që më besojë të fillojë këtë takim nga fillimi. Në çdo moment kur jam në fushë e jap më të mirën nga vetja në mënyrë ti ndihmojë skuadrës. Llapi është një skuadër e mirë dhe nuk ishte e lehtë ti mposhtim ata në fushën e tyre, pasi kanë një ekip mjaft solid”, tha Toungara.