Gjatë javëve të fundit në mediat italiane u spekulua mjaftë për një kalim gjatë janarit të Cesc Fabregas te Milan, mirëpo sipas lajmeve të fundit në mediat britanike spanjolli do të ketë destinacion tjetër.
“The Sun” shkruan që Manchester City është gati të paguajë 25 milionë euro për Fabregas, i cili është objektivi kryesor i trajnerit Pep Guardiola.