Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella nuk ka kursyer elozhet maksimale për lojtarët e tij të cilët zhvilluan një ndeshje të madhe kundër Bolognas.
“Është shumë e vështirë të kontrollosh emocionet pas një ndeshje të tillë. Kjo ishte një fitore e madhe që vlen më shumë se tre pikë. Ky është shpirti i Milanit”, u shpreh i emocionuar Montella.
Megjithëse me 9 lojtarë skuadra e Milanit arriti të fitojë 1-0 ndaj Bolognas.

Artikulli paraprakMilan, rekord i kartonëve të kuq në Evropë
Artikulli tjetërHysaj në listën e Bayern-it për zëvendësuesin e Lahmit