Llapi e nisi mirë stinorin pranverorë duke eliminuar Trepçën’89, nga Kupa e Kosovës. Por, skuadra e Batatinës, nuk i filloi mirë ndeshjet e Superligës, pasi regjistroi dy humbje rradhazi 2-0, nga Prishitna, dhe 0-1 u mposht nga Drita, shkruan Korneri.net.
Llapianët kërkojnë të shtunën të rikthehen te fitorja, kur në kryeqytet duelojnë ndaj Flamurtarit, që poashtu nuk e nisi mirë stinorin pranverorë duke regjistruar 2 humbje.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina foli për Kornerin, në lidhje me këtë ndeshje të cilën e konsideron mjaft të vështirë. Ai ka pohuar se përkundër temperaturave të ulëta e ka përgatitur mirë skuadrën për këtë ndeshje, por është i vetëdishëm se do të jetë vështirë ndaj “Kuqezinjëve” për të cilët çdo pikë nëtë stinor është e domosdoshme.
“Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë për këtë ndeshje edhe pse temperaturat janë shumë të ulëta, kemi gjetur mënyrën të përgatitemi dhe të jemi të gatshëm për këtë ndeshje. Presim një ndeshje të foprtë dhe të mirë nga të dyja skuadrat . Flamurtari në vjeshtë ka treguar ndeshje cilësore, andaj ne do ta rrespektojmë në maksimum dhe do ti qasemi lojës me seriozitetin më të madh si nç çdo ndeshje deri tani”, deklaroi Batatina.