Futbolli është në ankth. Pas shpërthimeve në Dortmund, policia gjermane është në gatishmëri jo vetëm për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes mes Dortmundit dhe Monacos, por edhe në Mynih ku Bajerni do të presë Real Madridin.

E gjithë vëmendja ditën e sotme është zhvendosur në Mynih ku forca të shumta siguria janë duke monitoruar situatën për të shmangur ndonjë tragjedi të përmasave botërore, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.

Sipas Der Spiegel policia gjermane në mëngjes ka zhvilluar një takim rrufe pasi dyshohet se ka sinjale për sulme të tjera, ndërsa në krahun tjetër një zëdhënës i policisë në Mynih është munduar të qetësojë situatën duke thënë “se gjithçka është nën kontroll të rreptë sigurie”.

Artikulli paraprak“Ciao” Napoli: Mbrojtësi shqiptar mund të përfundojë te njëri nga gjigantët e Premier League…
Artikulli tjetërLista e pjesëmarrësve (U14/15) për në turneun ndërkombëtar në Rumani