Borussia Dortmund e ka mposhtur surprizën e këtij sezoni në Bundesligë Leipzig-un me rezultat minimal 1:0.

Të vetmin gol në këtë ndeshje e shënoi Aubameyang, në një ballafaqim me shumë raste shënimi nga të dyja palët.

Duhet theksuar se pas Bayern edhe Dortmund i shkaktuan humbje Leipzig, e që janë dy disfatat e vetme të kësaj skuadre në këtë edicion.

Pas këtyre tre pikëve, Dortmund renditet në vendin e e tretë me 34 pikë, kurse Leipzig vazhdon të jetë në pozitën e dytë me 42 pikë, katër më pak se lideri Bayern Munchen.

Artikulli paraprakTottenham fitoi falë penalltisë së Harry Kane
Artikulli tjetër“Show” nga PSV Eindhoven te Alkmaar