Pas barazimit 0-0 në stadiumin Allianz kundër Juventusit, mesfushori i Interit, Borja Valero u ndal në mikrofonin e Premium Sport për të komentuar performancën e tij.

I pyetur nëse Interi luajti me frikë, Valero tha se, asnjëherë nuk kemi frikë prej tyre. Erdhëm këtu për të luajtur lojën tonë. Në tridhjetë minutat e para kemi pasur pasur gjithmonë topin, por na mungonte vendosmëria në sulm për të krijuar mundësi.

A është një hap përpara barazimi? “Është ende e gjatë, llogaritë bëhen në fund, por ne duhet të vazhdojmë kështu: tani është kupa dhe pastaj një tjetër ndeshje në kampionat, duhet të vazhdojmë në këtë seri pozitive”.

Pak shanse për Icardi. Spalletti ju kërkoi që ta kërkoni më shumë? “Si gjithmonë, përpiqemi t’i shërbejmë atij, sepse ai është unik para portës, por sot nuk arritëm ta gjenim shumë, nuk duhet të ndalemi këtu”.

Artikulli paraprakDardan Berisha regjistroi statistikë interesante te skuadra çeke
Artikulli tjetërTENSIONI/ Pjanic tërboi Allegrin, reagoi keq pas ndërrimit