Mikael Shumaher është duke dhënë shenja inkurajuese gati 3 vjet pas aksidentit që pësoi në Alpet franceze.

Lajmin e jep ish-shefi i tij tek Ferrari, Ros Braun, i cili e ka vizituar së fundmi familjen Shumaher. Braun nuk deshi të fliste me hollësi, për shkak të respektimit të privatësisë së familjes së ish-kampionit të Formula 1, por tregoi se gjendja e Shumit të bën më optimist se më përpara.

Mediat kishin shkruar se Shumaher ishte në gjendje për të ecur, por familja reagoi duke kërkuar që të mos ndërhyhej në jetën e saj private.

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Shumaher pësoi një aksident në 29 dhjetor 2013, ndërsa bënte ski në malet e Francës, dhe që nga ajo kohë ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Artikulli paraprakKalimi te Manchester City, flet Gundogan…
Artikulli tjetërSenzacionale: Kthehet në fushën e blertë futbollisti i nëntë më i shtrenjtë në histori të futbollit