Skuadra e Tahir Batatinës ka arritur të sigurojë çerekfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi në një ndeshje dramatike ka arritur ta mposhtë Feronikelin pas goditjeve nga penalltia, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.
Fillimisht Festim Krasniqi kaloi në epërsi Llapin, por rezultatin përfundimtar 1:1 në kohën e rregullt e vulosi Hamdi Namani pas një autogoli me kokë.
Në vazhdime loja u hap edhe më shumë, ku të dyja skuadrat patën raste të shumta për shënim, mirëpo një gol i shënuar nga Mirlind Daku pas gabimit të Ardian Limanit u duk se ishte i mjaftueshëm për kalimin e Llapit në çerekfinale, mirëpo një penallti e konkretizuar nga Mendurim Hoti në sekondat e fundit të ndeshjes e dërgoi takimin në goditjet e penaleve, ku nga pika e bardhë ishin më të saktë futbollistët e Llapit, të cilët me rezultat 2:4 arritën të sigurojnë çerekfinalen e këtij edicioni të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.