Reagime të mëdha ka ngjallur një parrullë e ngritur për disa minuta, në ndeshjen e futbollit midis Greqisë dhe Bosnjes, në anën e tifozëve grekë në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Pireut, në Athinë. Në parrullën në fjalë shkruhej në serbisht “Thika, tel me gjemba, Srebrenica”, duke sjellë në kujtesë gjenocidin e ndodhur në luftën e Bosnjes, ku janë ekzekutuar nga serbët mbi 8.000 boshnjakë.

Kjo parullë ka provokuar tifozët e Bosnjes, të cilët janë kundërpërgjigjur me shashka në drejtim të tifozerisë greke, duke ndërprerë ndeshjen për disa minuta. Tifozët boshnjakë janë shprehur se u ndienë të provokuar nga parulla fyese për gjenocidin dhe me flamujt serbë të tifozëve grekë. E ndërsa në Bosnjë pyesin se, a do ta injorojë UEFA këtë parullë – që sipas boshnjakëve është ngritur nga çetnikë serbë, në Greqi mediet shkruajnë se kjo ngjarje ka shumë mundësi të sjellë një dënim shumë të rëndë për Federatën greke të Futbollit.

Në këtë “derbi” ballkanik, të trazuar nga e kaluara e konflikteve në rajon, ka pasur edhe çaste si ai kur sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, zhveshi mbrojtësin grek të Dortmundit Sokratis Papastathopoulos.

Artikulli paraprakPas Ronaldos, Real Madrid e “blindon” edhe portugezin tjetër?
Artikulli tjetërMihajlovic i “fiksuar” pas mbrojtësit kroat