Vijon me ritëm të kënaqshëm shitja e biletave për derbin e kryeqytetit Partizanit – Tirana. Vetëm gjatë ditës së premte, kur u hodhën në treg biletat, në duart e tifiozëve të të dyja skuadrave kanë përfunduar rreth 1000 bileta. Sigursht që pjesën me të madhe i përket sektorëve ku do të akomodohen tifozët e kuq, pasi Partizani është skuadër pritëse, por edhe mbështësit e Tiranës nuk janë treguar shumë indiferentë, pavarësisht përplasjeve që kanë patur me presidencën bardheblu.

Burime nga kompania që ka marrë përsipër shpërndarjen e biletave, duke u bazuar edhe nga ekspriencat e mëparshme, sigurojnë që në dy ditët e fundit do të ketë një interesim shumë më të madh të tifozëve, që pritet të mbushin në një masë të gjera shkallët e “Selman Stërmasit”. Përvec pikësh së shitjes pranë stadiumit, tifozët e kuq mund t’i bljenë biletat edhe pranë dyqanit “Joma” në rrugën “Myslym Shyri”. Klubi organizator në bashkëpunim me Policinë i ka marrë të gjithë masat për të shmangur cdo incident të mundshëm, duke bërë një ndarje të tillë të sektorëve, që nuk u jep mundësi elementëve problematikë që të krijojnë përppasje të panevojshme. Mbrëmjen e së hënës pritet të krijohet një atmosferë festive në kryeqytet, që mund ta dhurojë vetëm një përplasje historike Partizani-Tiranë./SS/.

Artikulli paraprak4 polic lëndohen gjatë incidenteve në Mitrovicë [FOTO]
Artikulli tjetërMilan, një “big” dhe dy të rinj, ja merkato e kinezëve