Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, Partizani do ta kryejë jashtë vendit fazën përgatitore dimërore, e cila do të zhvillohet në një periudhë 12-ditore.

Këtë periudhë përgatitore të kuqtë kanë vendosur që ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë nga data 5 janar deri më 17 janar 2017. Përpos përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, parashikohet që “demat e kuq” të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore gjatë periudhës që do të qëndrojnë në Antalia, shkruan “Panorama Sport”.

Përveç kushteve të favorshme në këtë periudhë, skuadra e trajnerit Starova do të ketë mundësi që të masë forcat edhe me skuadra elitare turke në ndeshje miqësore, siç janë Fenerbahce apo edhe Galatasaray. Përpos këtyre dy ndeshjeve, mund të kryhet edhe ndonjë miqësore tjetër, pasi në këtë periudhë në Antalia do të përgatiten edhe klube të tjera shqiptare.

Artikulli paraprakBefason ylli i Chelsea: Më pëlqenin kacafytjet me këta futbollistë…
Artikulli tjetërReal Madrid, Aubameyang synimi kryesor, opcioni tjetër ylli i Juventus…