Një talent i pastër si bora në mal. Një argjentinas virtuoz siç mund të jenë vetëm amerikanojugorët. Angel Di Maria është cilësuar gjithnjë si një njeri i gatuar nga natyra me cilësitë më të mëdha të futbollistit. E, megjithatë, ai po kalon një periudhë shumë të vështirë tek Paris SG. Tifozët e vërshëllyen dhe bërtitën kundër tij, në përballjen e barazuar në shtëpi me Ludogorerzin, një 2-2 që i kushtoi PSG-së vendin e parë në renditjen e grupit në Champions. Pak ditë më parë, ai u kritikua ashpër nga mediat franceze për paraqitjen sterrë të zezë në disfatën 0-3 ndaj Montepellier në kampionatin francez. Ç’po ndodh me një talent të tillë të madh si Di Maria? Kur u largua nga Reali ishte ende në lavdi e sipër, me meritën e padiskutueshme në finalen e Championsit në 2014, por Ancelotti vendosi të mos e mbante. Manchester United ishte një torturë, dhe u duk sikur rilindi kur Paris SG pagoi gati 60 milionë euro për të. Sezoni i parë shkoi shumë mirë, me 15 gola e 25 asistë, veçse tani gjendja është shumë e ndryshme. Di Maria duket i ngopur, i lodhur dhe pa dëshirë të sakrifikojë. Mos vallë do të jetë një tjetër yll që “këputet shpejt”

Artikulli paraprakChelsea gati t’ia rrëmbejë Arsenalit lojtarin kryesor
Artikulli tjetërZyrtare: Vala Superliga starton me këtë datë