Njëra ndër fitoret më të rëndësishme të Juventusit në këtë edicion garash në Ligën e Kampionëve ishte kjo ndaj Sevillas në Ramoz Sanchez Pizuan me rezultat 1:3, që ia mundësoi italianëve pozitën e parë në grup, dhe me 99% edhe kalimin tutje nga pozita e liderit.

Golin e vetëm për Sevillan e shënoi Nicolas Pareja i cili pas ndeshjes ishte jashtëzakonisht i frustruar për humbjen, dhe fajin kryesor për këtë ia adreson gjyqtarit anglez Mark Clattenburg.

Fillimishit Sevilla kaloi në epërsi pikërisht me golin e Pareja, e më pas për një kohë të shkurtër e ndëshkon mme dy kartonë të verdhë Franco Vazquez, e më pas në minutat shtesë të pjesës së parë akordoi penallti për Juventusin pas së cilës gjërat ndryshuar në dëmë të Sevillas.

clattenburg

“Humbëm nga një kundërshtar i fortë, por ishin me fat. Kartoni i kuq i Vazquez ishte vendim i rëndë, sepse nuk e meritoi kartonin e dytë. Gjyqtari ie prishi punën tonë me dy vendime që ndikuan në rezultat. Penalltia sipas mendimit tim ishte i dyshimtë, sepse unë e ruaja Patris Evra, jo Bonuccin, dhe nuk mu dukë që ishte tërheqje e rëndë” tha Pareja.

Nga ana tjetër trajneri Sampaoli tha se skuadra e tij duhet të koncetrohet për ndeshjen vendimtare kundër Lyon.

Artikulli paraprak12 gola në ndeshje, por rekordin e mban dueli…
Artikulli tjetërMallkimi i kurorës, Leicesteri i Ranierit po prek fundin