Një lëvizje në PSG është ‘në varësi të Lionel Messi’, me gjigandët francezë që përpiqen të bindin yllin e  Barcelonës për t’u bashkuar në verë, sipas Leandro Paredes.

E ardhmja e Messi është një temë e nxehtë pasi ai hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij te Barcelona, pasi ishte edhe ashtu shumë afër largimit verën e kaluar, përcjell Korneri.net

Meqë duket gjithnjë e më e mundshme që 33-vjeçari të përfundojë qëndrimin e tij në Nou Camp, kampionët e Ligue 1 janë një nga klubet e pakta në botë që mund ta përballojnë atë.

Dhe ai shpreson që prania e Mauricio Pochettino në klub,  mund ta bind gjeniun argjentinas.

‘Varet nga Leo që të vijë në klub, sepse PSG po përpiqet ta bindë atë,’ zbuloi Paredes për Corriere dello Sport. Të jesh në gjendje të stërvitesh nga një trajner nga vendi yt dhe mundësia për të luajtur me Leo është një mundësi e shkëlqyer … Shpresoj të ndodhë.’

Sigurisht, se përveç që Messi do të udhëhiqej nga një trajner i madh, argjeentinsa, ai do të bashkohej me shokët e përfaqësueses Paredes dhe Angel Di Maria, si dhe do të ribashkohej me ish-shokun e ekipit të Barcelonës, Neymar në Paris. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here