Tifozëve mund t’i mos pëlqej lajmi, por argjentinasi është gati të rikthehet në Anfield Road.

Duket pak edhe e çudtishme, mirëpo Javier Mascherano mund ta vesh edhe njëherë fanellën e klubit anglez Liverpool, pasi këtë e ka thënë shoku i tij, Lionel Messi për disa media argjentianse, përcjell Korneri.net.

Messi e ka pranuar se Mascherano është gati që të rikthehet te Liverpool, edhe pse 33-vjeçari ka oferta të mira edhe nga MLS, kampionati amerikan dhe klubi i pasur francez Paris SG. Megjithatë, nëse merret parasysh dëshira e lojtarit, atëherë Liverpool ka përparësinë e madhe. /Korneri.net

Artikulli paraprakAskush në Evropë nuk ka një “pankinë” kaq të kushtueshme sa Juve
Artikulli tjetërTe Man.United gjatë dimrit?!