Është 100% e sigurtë se asnjë tifozë i Arsenalit nuk do të kishte pasur dëshirë ta shihte në qendër të mbrojtjes një futbollist si Jonny Evans. Por, pikërisht këtë futbollist e dëshiron Arsene Wenger i cili ofron besoni apo jo 25 milionë funte, edhe pse katërfish është transferuar më lirë vitin e kaluar te WBA, e realisht 10 fishë duhet të jetë më i lirë.

Duke e parë të vështirë transferimin e Shkodran Mustafit të cilin Valencia nuk e liron për më pak se 42 milionë funte, strategu francez është rikthyer nga ish-mbrojtësi i Manchester United, i cili ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare edicionin e kaluar me skuadrën e vogël angleze.

A e dëshironi ju tifozë të Arsenalit këtë lojtar?

 

 

 

Artikulli paraprakSadiku 5 ndeshje titullar, Zyrihu nuk heqë dorë nga shqiptari
Artikulli tjetërZyrtare: Inter godet me një kroat