Cristiano Ronaldo debutoi me 2 gola përballë Newcastle në rikthimin e tij te Manchester UTD, duke ndihmuar skuadrën e tij drejt 3 pikëve. Pa dyshim që impakti i tij nuk diskutohet e po ashtu edhe cilësitë, por tekniku Solskjaer këmbëngul se Ronaldo nuk do të jetë prezent dhe titullar në çdo takim të këtij sezoni.

“Ronaldo është një aset i çmuar për ne, pa dyshim që ai ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës, pasi është i etur për trofe. Edhe ardhja e Varane ka ndikuar shumë, pasi ne në skuadër kemi djem të rinj, të cilët kanë mundësinë të mësojnë nga dy  profesionistë absolut si Cristiano dhe Raphael.”

Cristiano pritet të mungojë në disa takime të sezonit dhe për teknikun diçka e tillë është normale dhe më se e kuptueshme

“Ronaldo ka një fizik të jashtëzakonshëm, ai kujdeset dhe punon në maksimum, por më duhet ta pranoj se në këtë sezon, në disa ndeshje, ai do ta nisë nga stoli apo nuk do te marrë minuta. Kjo vjen sepse duhet të jemi të kujdesshëm me minutazhin dhe të mos e teprojmë në asgjë. Normalisht është diçka të cilën ia kam komunikuar vetë Ronaldos. Në mesjavë luajmë përballë Young Boys dhe ka ende kohë për të formuar formacionin, por Ronaldo do të jetë me ne”, – përfundoi Solskjaer.

Afrimi i Cristianos pa dyshim që ka rritur ndjeshëm kreditet e skuadrës, që tashmë shihet favorite në të gjitha frontet, ndërsa në krahun tjetër, përballë Yong Boys, Ronaldo mund të jetë titullar edhe për një arsye tjetër. Nëse Cristiano do të luajë në Ligën e Kampioneve, ai do të barazojë Iker Casillasin me 177 prezenca në Europë, pra misioni i radhës për 36-vjeçarin është të kthehet në lojtarin më me shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe diçka e tillë  është thjesht çështje kohe, duke ditur karakterin e sulmuesit portugez.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here