Përvoja në krye të një skuadre të madhe si Liverpooli është shumë stresuese dhe e lodhshme.

Të tillë po e ndien edhe trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ka konfirmuar se do të bëjë një vit pushim pasi të mbyllë kontratën me “The Reds”. Klopp është i lidhur deri në vitin 2024 me kampionët e saposhpallur të Premier League-s, pasi nënshkroi kontratën e re dhjetorin e kaluar.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kontrata e tij e fundit në futboll, teksa shprehet se mund të mos kthehet më në një stol pasi të mbarojë epoka e tij në “Anfield”. Kur u pyet se cilat janë planet e tij pas vitit 2024, Klopp tha:

“Do të marr një vit pushim dhe të pyes veten nëse më mungon futbolli. Nëse jo, atëherë do të jetë fundi i trajnerit Jurgen Klopp. Kur të mos jem më trajner, është një gjë që nuk do të më mungojë: tensioni brutal para ndeshjes.”

/Supersport.al

Artikulli paraprakWhat Does Dutch Wives For Sale Mean?
Artikulli tjetërPërfundoi mbledhja e jashtëzakonshme te Barcelona, shumë shpejtë do të dalin vendimet e marra