Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka festuar me tifozët e tij trofeun e pestë të Topit të Artë, të cilin e fitoi në Paris mbrëmë gjatë një ceremonie spektakolare, shkruan “Korneri.net”.

Me këtë çmim të madh individual të fituar, Ronaldo barazon Lionel Messin, duke u bërë dy futbollistët më të trofeshëm individual.

Ndërsa, dështimi i Juventusit për të mundur Manchester Unitedin në nënshkrimin e tij në 2003, është i njohur, ylli i Interit dhe i Barcelonës, Luisito, ka zbuluar se si portugezi mund të ishte ‘rrëmbyer’ nga Interi në të njëjtën kohë.

sh-legjenda spanjolle e Interit ia kishte propozuar Interit sulmuesin portugez, por Moratti e kishte refuzuar atë.

“Unë shkova për të parë Cristiano Ronaldo kur ai ishte në ekipin e të rinjve të Sportingut”, ka thënë fillimisht Suarez për Sport Mediaset.

“E propozova atë te Moratti, por Interi vazhdoi të bllokonte transferimin e tij”, përfundoi legjenda Luisito.

Ndryshe, ishte Sir Alex Ferguson që i besoi talentin të tij duke e transferuar në vitin 2003 te Manchester Unitedi dhe pas gjithë asaj kohe e gjitha është histori./Korneri.net.

Artikulli paraprakA po vjen epoka e sheikëve edhe te AC Milan, zbulohet identiteti i arabëve që duan blerjen e klubit “kuqezi”
Artikulli tjetërDestabiliteti financiar i Milanit, ja cilët lojtarë rrezikojnë të largohen në verë!