Futbollisti i Flamurtarit, Emir Rama, ka postuar një status të fortë për bashkëlojtarët e tij në rrjetin social facebook, në prag të ndeshjes kryesore të vitit ndaj Vushtrrisë. Rama i ka bërë thirrje shokëve të skuadrës të qëndrojnë unik sikurse deri tani dhe ti ndihmojnë njëri tjetrit, pasi vetëm kështu mund të kalohet suksesshëm kjo sfidë delikate që e pret skuadrën prishtinase.

“Shok jemi përpara një momenti delikat.. Kemi kaluar gjithë sezonin duke bërë ma të mirën fal grupit kompakt që kemi.. Na pret një takim shumë i fortë dhe duhet të tregojmë karakter dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë.. Ne nuk kemi frikë askënd BASHK do ja dalim”, ka shkruar Rama në Facebook.

Artikulli paraprakTrajneri i Vushtrrisë Isa Sadriu, tregon arsyen pse Vushtrria do ta mposht Flamurtarin
Artikulli tjetërPërfundon edicioni, përfundon aventura e tij te Liria