Mesfushori argjentinas Papu Gomez u  largua pa dashje nga Atalanta dhe është paraqitur sot për ekzaminime mjekësore te Sevilla.

Klubi nga Andalusia do të ndajë 8.5 milionë euro për 34-vjeçarin Gomez, kurse transferimi u njoftua nga mediet italiane dhe spanjolle të hënën në mbrëmje, ,e lojtarin që thuhet se do të nënshkruajë një kontratë deri në verën e vitit 2024, përcjell Korneri.net

Kujtojmë, Gomez u largua nga Atalanta për shkak të një konflikti me trajnerin Gian Piero Gasperini. Lojtari nuk pranoi të ndiqte udhëzimet e trajnerit në pjesën e parë të ndeshjes kundër Midtjylland në Ligën e Kampionëve, në ditën e parë të dhjetorit dhe konflikti midis të dyve ka vazhduar që prej asaj kohe. /Korneri.net

Artikulli paraprakRikthim te Pogba!
Artikulli tjetërCoppa Italia: Eriksen e dërgoi Interin në gjysmëfinale