Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci ka bërë publike listën me 24 lojtarë që do të grumbullohen për dy miqësoret e radhës., e para me 29 maj ndaj Kosovës dhe e dyta ndaj Ukrainës me 3 qershor.
Spikasin në këtë listë hyrjet e reja në skuadrën përfaqësuese, sikundër është sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri, apo edhe mbrojtësi Egzon Binaku, që luan me skuadrën suedeze të Malmos. Rikthehen sërish në skuadrën kombëtare futbollistët Armando Vajushi dhe Emanuele Ndoji, që janë vlerësuar për tu grumbulluar për këto dy ndeshje.
Ajo çfarë bie në sy është lënia jashtë për këto dy ndeshje e sulmuesit Armando Sadiku, kjo është hera e parë që elbasanasi nuk ftohet në kombëtare. Në anën tjetër bie në sy rikthimin i Rey Manaj, sulmuesit të Granadës në Spanjë.
Ndeshja e parë me Kosovën do të luhet në orën 20:00 në Zyrih, ndërsa me Ukrainën në Evian. Ekipi do të nisë përgatitjet në datë 26 maj në Zyrih.
Lista e futbollistëve të grumbulluar: