Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore me Turqinë. Një listë me shumë surpriza kjo e fundit, ku është zyrtarizuar mesfushori Astrit Ajdareviç i AEK-ut, si dhe mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj.

Bie në sy grumbullimi për herë të parë i ish-lojtarit të Partizanit, Ylber Ramadanit, i cili luan në Danimarkë me Veljen dhe duket se paraqitja e mirë me Kombëtaren U-21 ka bërë punë. Një grumbullim i çuditshëm duket edhe ai i Naser Alijit, i cili është ende pa ekip, ndërkohë që Enis Gavazaj, ndryshe nga sa ishte folur, nuk bën pjesë në listën e Panuccit për ndeshjen me Turqinë, më 13 nëntor në Antalia.

Mungojnë në listë lojtarë si Memolla dhe Kaçe, ashtu si dhe Kukeli dhe Cikalleshi për shkak dëmtimesh. Sulmuesi Bekim Balaj nuk është grumbulluar edhe këtë herë, pavarësisht se e ka kaluar dëmtimin. Një listë, që me siguri do të sjellë shumë polemika.

Ja dhe lista e plotë:

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Drenica-Trepça’89
Artikulli tjetërGjesti i pahijshëm, lojtari i parë në histori te Europa League që largohet pa…