Një situatë aspak normale u raportua mbrëmjen e djeshme. Futbollisti i Kroacisë, Domagoj Vida, ishte aktivizuar i infektuar me COVID-19 në miqësoren ndaj Turqisë, që përfundoi në barazim 3-3.

Lajmi se 31-vjeçari ishte pozitiv u konfirmua nga federata kroate, duke shkaktuar panik edhe te turqit. Vida u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, por rreziku që ai ta ketë transmetuar virusin tek të tjerët është i madh, për shkak të kontakteve që mund të ketë pasur në fushë dhe jashtë saj.

Vida_zagrljaj_Turska_novembar2020_PS2

Mediat turke në artikujt e botuar kanë arritur të evidentojnë disa prej futbollistëve me të cilët mbrojtësi kishte pasur kontakt.

Interesant është fakti se Vida, duke qenë se luan për Besiktas-in, ka marrëdhënie të ngushta miqësore me shumë lojtarë të kombëtares turke. Për këtë arsye, mediat turke filluan të botonin foto se si kroati përqafohej me kundërshtarët miq.

Vida_zagrljaj_Turska_novembar2020_PS

Nga fotot e publikuara është zbuluar se Vida përqafoi Dorukhan Tokoz, Çaner Erkin dhe trajnerin Senol Gunesh, e njëherësh ishte shpesh afër Cenko Tosun dhe Mert Cetin gjatë lojës.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here