Ylli uellsian i Real Madrid, Gareth Bale pritet të mungojë në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Athletic Bilbao.
Uellsiani u dëmtua në ndeshjen e mbrëmshme të Real Madrid ndaj Fuenlabrada në Copa del Rey.
Marca raporton se, Bale nuk është stërvitur sot pasi ka ndjerë pak dhimbje pas ndeshjes dhe trajneri Zinedine Zidane nuk ka dashur të rrezikojë.
Bale megjithatë pritet të jetë i gatshëm për ‘mbretërorët’ për ndeshjet e javës tjetër.

Artikulli paraprakShantazh ndaj Calhanoglu, nis gjyqi për këngëtaren shqiptare
Artikulli tjetërCavani – Neymar/ Përsëri sherr për penalltinë, por shikoni çfarë ndodh!