Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku policia ka ndaluar një basketbollist të NBA duke përdorur forcën dhe në masë të konsiderueshme edhe pistoletën elektrike për ta bllokuar atë. Basketbollisti i New Orleans Pelicans, Jackson Heyes, është protagonist i kësaj ngjarje të shëmtuar që po bën xhiron e botës.

Sipas mediave vendase, policia është thirrur për të shqyrtuar një zënkë familjare të mundshme dhe aty forcat e rendit janë përballur me lojtarin. Tentimet e tyre për të arrestuar basketbollistin kanë dështuar dhe kështu është përdorur forca për ta ndalur.

Sot janë publikuar pamjet e atij arrestimi që ka ndodhur me datë 28 korrik dhe ku shfaqen policët duke rrëzuar në tokë Hejs, ndërsa një prej tyre përdor vazhdimisht elektroshokun, me pistoletë elektrike të vendosur në gjoks, për të ndaluar lojtarin.

Edhe pse video nuk tregon çfarë ka ndodhur më para, pasi policia pretendon se Heyes sulmoi një nga policët që i kërkonte të kthehej për t’i vënë prangat duke e akuzuara se i rezistoi një oficeri të policisë, dhuna e ushtruar ndaj sportistit duket e tepruar dhe është bërë objekt hetimi. Heyes ka luajtur me Pelicans në dy sezonet e fundit, duke regjistruar një mesatare prej 7,5 pikësh dhe 4,3 topash në tabelë në 60 ndeshje në NBA.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here