Luciano Spalletti ka folur për mediat pas suksesit të Napolit përballë Salernitanës, fitorja e tretë radhazi në kampionat:

“Djemtë i vunë menjëherë gjërat në vend pas golit të pësuar. Duhet të jemi më të këqij. Ne krijojmë shumë raste dhe kur kemi ndonjë top të diskutueshëm, duket sikur mendojmë, s’ka gjë do të kemi një tjetër mundësi.

Në fakt nuk është kështu. Kur të shfrytëzojmë çdo top që na vjen atëherë mund të synojmë gjëra të mëdha”.

Milan-Juve – “Nuk shqetësohem për rezultatet e të tjerëve, më mjaftojnë ndeshjet e mia. Do ta shoh ndeshjen sepse ka gjithmonë gjëra për të mësuar nga këto skuadra”.

Osimhen – “Ai është një lojtar nervoz. Edhe në jetë është kështu. Pastaj u sqaruan dhe i dhanë dorën njëri-tjetrit. Në përgjithësi, duhet ti japësh prioritet atij që ka më shumë mundësi për të bërë gol”, ka thënë trajneri i Napolit. / Oversport.tv

Artikulli paraprakReali nuk kaloi me sukses as Elchen
Artikulli tjetërChelsea kërkon mbrojtës, ofron 50 milion për lojtarin e Juventusit