Arsenali ndalet në shtëpi, në derbin e Londrës ndaj Fulhamit dhe humb mundësinë për t’u shkëputur i vetëm në krye. “topçinjtë’ e Mikel Artetës nuk shkuan përtej barazimit 2-2 në shtëpi, në një ndeshje që u komplikua shpejt, pasi Pereira ndëshkoi Ramsdale që në minutat e para të saj.

Megjithatë Arsenali reagoi mirë në pjesën e dytë dhe shënoi dy herë brenda tre minutave, me Saka nga pika e bardhë në të 70-ën dhe Nketiah tre minuta më vonë, duke përmbysur rezultatin dhe marrë rezultatin.

Gjithsesi skuadra e Artetës tregoi edhe njëherë se mbetet një ekip i brishtë dhe i pazotë për të mbrojtur rezultatin, pasi në minutën e 87’ ishte Palhinha ai që shënoi edhe golin e dytë për Fulhamin, duke i dhënë një pikë në “Emirates Stadium”. Ka mjaftuar minuta e parë e ndeshjes që Pereira të realizonte një perlë të vërtetë nga distanca, duke kaluar Ramsdale dhe duke i dhënë avantazhin ekipit të Fulham-it.

Në minutën e 70’ Arsenal gjen golin e barazimit, me Saka që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa në minutën e 73’ Nketiah i asistuar nga Vieira përmbysi Fulhamin.

Palhinha shënon sërish në portën e Topçinjve, duke rikthyer baraspeshën 2-2 në ‘Emirates Stadium’.

/Supesport.al

Artikulli paraprakMan.United fitoi disi, ndaj 10 lojtarëve të N.Forest
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Milan-Torino