Gabriel Paletta është dakorduar me Lazion ku do ta vazhdoj karrierën.

Mbrojtësi italo-argjentinas të martën do t’i ketë bisedimet e fundit me klubin e tij dhe të ardhshëm në mënyrë që marrëveshja të finalizohet sa më shpejtë që është e mundur, shkruan Korneri.net.

Lazio i ka ofruar lojtarin kontratë 2-vjeçare me opcion edhe për vitin e tretë, ndërsa nga 1.2 milionë euro në vit. Për momentin nuk dihet se sa do të jetë përfitimi i Milanos, sepse 31-vjeçari ka kontratë me rosonerët deri me 30 qershor të vitit 2018, por gjithsesi nuk mund të jetë më e lartë se 3-4 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakSchick në Romë: “Jam i lumtur ku kamë ardh”
Artikulli tjetërOfertë bombastike e Man.City për Alexis Sanchez