Edhe ashtu nuk kemi shumë palestra në kryeqytet, por edhe atë që e kemi, po merr pamje të re.

Parketi i palestrës së sporteve në Prishtinë, është shumë afër  përfundimit të renovimit përfundimtarë.  MKRS-ja, ka ndarë  200 mijë euro për ndërrimin e parketit, blerjen e koshave të rinj, dhe plotësimin e ulëseve të dëmtuara të palestrës, dhe shumë pritet që punimet të përfundojnë, shkruan Korneri.net

Ju kujtojmë se ditë më parë Prishtina e fitoi të drejtën e organizimit të  Lojërave Mesdhetare 2030, andaj komunitetit sportive sipas asaj që kuptuam,  do ti kthehet edhe palestra e djegur e Pallatit të Rinisë e Sportit, e cila ndër vite i ka munguar sportit të basketbollit, hendbollit, volejbollit, futsallit dhe të tjerave, pra me një fjalë nuk do të ketë më aty parking.  /Korneri.net

Artikulli paraprak“Kemi vuajtur gjatë për të mbajtur emrin shqiptar”, Vojvoda: S’ka lidhje me humanizmin kjo që ndodhi
Artikulli tjetërTrajneri skocez u pyet nëse do të donte Maguire në skuadër. Përgjigja është virale